Lajme

Merr flakë një makinë në autostradë afër Lucernit

Të hënën në mëngjes, një makinë mori flakë në dalje të autostradës Buchrain, Lucern. Derisa zjarri i plotë shpërtheu, re të errëta tymi u përhapën, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.

Policia e Lucernit konfirmon se një operacion është në vazhdim. Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Sipas informacioneve të deritanishme, nuk ka të lënduar. Shkaku i zjarrit aktualisht është ende duke u përcaktuar. Zjarri është shuar pak para orës 08:00 dhe rruga është rihapur për qarkullim, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.