Bota
Merr detyrën presidenti i ri i Kroacisë
Presidenti i ri i Kroacisë, Zoran Millanoviq, mori të martën detyrën nga paraardhësja e tij, Kolinda Grabar Kitaroviq.
Ai e bëri betimin, duke u zotuar se do t’u shërbejë qytetarëve kroatë “me ndërgjegje dhe përgjegjësi”.
“Republika jonë ka nevojë për çdo njeri. Secilit duhet t’i jepet mundësia të jetojë me dinjitet dhe paqe nga puna e tij”, tha Millanoviq.
Ai tha se nuk e ka ndërmend “të jetë një faktor korrigjues, por një faktor konstruktiv”.
“Do të jem i përkushtuar, transparent, i qëndrueshëm. Në politikën e jashtme do të përqendrohem në pikat që mund të ofrojnë siguri dhe begati”, tha Millanoviq.
Millanoviq e mundi Grabar Kitaroviqin në zgjedhjet e 5 janarit.
Posti i presidentit konsiderohet ceremonial në Kroaci, por analistët besojnë se humbja e Grabar Kitaroviqit mund të shkaktojë probleme për kryeministrin e partisë HDZ, Andrej Plenkoviq, në zgjedhjet e ardhshme.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














