Lajme
Merkel: Vendet e pasura duhet t’i ndihmojnë të varfrat
Gjermani, gjatë kohës së pandemisë, u ka dhënë ndihma të shumta shumë shteteve, veçmas atyre të varfëra.
Angela Merkel ka theksuar se përveç ndihmës financiare, Gjermania dhe vendet e tjera të pasura duhet të dhurojnë një pjesë të rezervave të tyre të vaksinave edhe për vendet e varfra, sepse ne mund t’i japim fund pandemisë vetëm nëse vaksinojmë të gjithë njerëzit në Tokë, është shprehur kancelarja gjermane Angela Merkel pas samitit online të G7-tës, transmeton albinfo.ch.
Gjithashtu, edhe Presidenti francez, Emmanuel Macron, para samitit ka deklaruar të njëjtën gjë.
Ndërkohë, Merkel shtoi se ata nuk diskutuan se sa duhet të dhurohet nga rezervat kombëtare.
“Unë theksova gjatë prezantimit tim se pandemia nuk do të mbarojë derisa të gjithë qytetarët e botës të vaksinohen”, tha kancelarja Merkel, raporton Reuters.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












