Bota
Merkel: Qeveria, me rekomandime pozitive për Shqipërinë dhe Maqedoninë
Merkel këtë e ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiç
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka folur rreth procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Merkel këtë e ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministren e Serbisë, Ana Bernabiç.
Kancelarja gjermane ka thënë se qeveria gjermane ka dhënë një rekomandim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, me disa specifika të veta.
“Unë nuk mund të them asgjë për vendet e tjera. Vendet do të vendosin vetë. Por së pari duhet të evidentojmë pozicionimin tonë, të Gjermanisë. Ndërkohë, bisedimet me Bundestagun gjerman janë duke vazhduar. Sepse në Gjermani, Bundestag gjerman duhet të bjerë dakord të fillojë negociatat e pranimit. Qeveria Federale ka dhënë rekomandime pozitive me aspekte të ndryshme për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë“, citohet të ketë thënë Merkel, raporton Sinjali.
Ajo më tutje ka thënë se nuk mund të parashikojë rezultatet e Bundestagut gjerman, por që beson se do të marrin vendim në kohën e duhur, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














