Shkurt.ch
Merkel, politikania më e popullarizuar në Gjermani
Këtë e tregon një sondazh i opinionit publik nga Instituti për Hulumtime "Fors", të cilin e ka publikuar sot revista "Stern"
Kancelarja gjermane Angela Merkel, pavarësisht problemeve të shumta me koalicionin, dhe masat që miratoi për të ndihmuar Greqinë, në mesin e gjermanëve është politikania më e popullarizuar se kurrë më parë.
Këtë e tregon një sondazh i opinionit publik nga Instituti për Hulumtime “Fors”, të cilin e ka publikuar sot revista “Stern” .
Sipas anketës, Merkel, në shkallën e besimit prej 0 deri në 100 ka marrë 64 pikë, që është më së shumti prej formimit koalicionit demokristiano-liberal në shtator të vitit 2009.
Kështu ajo ka tetë pikë më shumë se dy politikanët më të popullarizuar të Partisë Social Demokratike të opozitës , Peer Steinbrück dhe Frank-Walter Steinmeier, të cilët fituan 56 pikë.
Partnerët e saj të koalicionit, liberalet, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle dhe zëvendës kancelari Philip Resler, si në sondazhet e mëparshme, janë në fund të listës me 31 pikë të fituara.
Përveç Merkelit, edhe subjekti politik i saj nuk qëndron keq. Unioni Demokristian (CDU) nëse do të organizohen tash zgjedhjet do të fitojë 38 për qind të votave, ndërsa partnerët e koalicionit, liberalët mund të mbështeten vetëm me tre për qind, që do të thotë se partia mund të mbetet jashtë parlamentit.
“SDP” do të merrte 26 për qind të votave, një përqindje më shumë se në sondazhin e mëparshëm, ndërsa të gjelbrit e opozitës do të kenë 14 për qind të besimin e votuesve.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











