Lajme
Merkel në adresimin e fundit me lutje gjermanëve që të vaksinohen
Video-fjalimi i fundit i Angela Merkel si kancelare e Gjermanisë është përqendruar në çështjen e pandemisë, me një apel dramatik që synon vijimin e fushatës së vaksinimit për t’u përballur me valën e katërt të COVID-19 në vend.
“Ju lutem të them një fjalë të fundit për diçka që ka rëndësinë më të madhe për mua këto ditë. Jemi në një situatë serioze, po përjetojmë valën e katërt të pandemisë. Në disa pjesë të vendit, situata mund të cilësohet si dramatike, me terapitë intensive të tejmbushura, me të sëmurët që duhet të shkojnë në vende të ndryshme për të marrë shërbim.
Bëj apel urgjent për ta marrë virusin seriozisht. Varianti Omicron duket më i rrezikshëm se të tjerët, vaksinohuni. Kemi javë të vështira përpara, që mund t’i kalojmë vetëm me një përpjekje të përbashkët”, tha Merkel.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










