Lajme
Gjermania ka nevojë për punëtorë nga jashtë BE-së
Gjermania tash e disa vjet po përballet me mungesën e fuqisë punëtore.Kjo po i shkakton probleme dhe po e nxit ikjen e bizneseve nga ky vend.
Prandaj është ngritur alarmi për t’i mbushur këto boshllëqe.
Vendi më i fuqishëm në Evropë po kërkon punëtorë nga Meksika, Vietnami dhe India.
Këtë problem e ka paraqitur edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, në një konferencë për media.
“Ne e dimë se shumë sektorë dhe biznese janë në kërkim të punëtorëve të aftë. Pa punëtorë të aftë, një biznes nuk mund të jetë i suksesshëm. Kjo është arsyeja se pse është e nevojshme që ne të bëjmë çdo përpjekje për të rekrutuar specialistë. Përndryshe, kompanitë do të duhet të migrojnë dhe natyrisht ne këtë nuk e duam”, u shpreh Merkel.
Ky paralajmërim vjen pak ditë para takimit midis përfaqësuesve të qeverisë, punëdhënësve dhe sindikatave.
Më 1 mars të 2020-së pritet të hyjë në fuqi Ligji gjerman për Fuqinë Punëtore, i cili rregullon me detaje ardhjen e tyre nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.
Gjermania ka më shumë nevojë për inxhinierë, kuzhinierë, infermierë, punëtorë të kujdesit shëndetësor për të moshuarit, teknikë të teknologjisë dhe programerë, shkruan GE, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










