Bota
Merkel: Islamikët e dëbuar në Gjermani do t’i nënshtrohen kontrolleve
Turqia planifikon të deportojë në Gjermani dy gra të martuara me luftëtarë të Shtetit Islamik.
Islamistët dhe mbështetësit e dyshuar të Shtetit Islamik, të deportuar në Gjermani nga Turqia, do t’i nënshtrohen kontrolleve të hollësishme, për të siguruar që nuk paraqesin asnjë kërcënim për sigurinë e shtetit, deklaroi kancelarja Angela Merkel.
Sipas shërbimeve të sigurisë, Merkel e bëri këtë deklaratë një ditë pasi një familje prej shtatë vetash, me origjinë nga Iraku, mbërriti në Berlin. Prindërit u përshkruan se i përkisnin lëvizjes salafiste dhe të gjithë anëtarët e familjes kanë nënshtetësi gjermane, përveç babait. Turqia i përshkroi ata si luftëtarë të huaj terroristë.
“Të internuarit do të vlerësohen në qendrat kundër terrorizmit të drejtuara nga qeveria federale dhe shtetet individuale”, theksoi Merkel.
Turqia planifikon të deportojë në Gjermani dy gra të martuara me luftëtarë të Shtetit Islamik.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











