Shkurt.ch
Merkel: Investoni në Evropën Lindore dhe të Mesme
Sipas Merkel, shtetet e Evropes lindore dhe të mesme kanë bërë reforma të shumta dhe klima për investime atje është përmirësuar me të madhe
Kancelaria gjermane Angela Merkel në kuadrin e punimeve të Forumit Ekonomik Botëror të Davosit ka takuar të enjten kryeministrin britanik David Cameron.
Në bisedën mes shefave të dy vendeve ndër më të fuqishmet në BE është bërë fjalë për përgatitjet e samitit të BE-së për miratimin e buxhetit.
Kancelaria gjermane gjatë pjesëmarrjes së saj në forum ka kërkuar reforma të reja ekonomike në Evropë. “Aftësia konkurruese është tema qendrore për të ardhmen” ka thënë ajo duke iu drejtuar forumit.
Ajo po ashtu me këtë rast ka kërkuar nga ndërmarrësit që të investojnë në vendet e Evropës lindore dhe të mesme. Sipas Merkel, shtetet e zonave në fjalë kanë zbatuar me sukses “pa zhurmë dhe pa u vënë re” reforma të shumta. Si rezultat klima për investime në vendet e përmendura është përmirësuar me të madhe.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











