Lajme
Merkel kërkon respektimin e rregullave për mbrojtje kundër koronavirusit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, të martën u bëri thirrje gjermanëve t’u përmbahen rregullave kundër koronavirusit, siç janë veshja e maskave, për të siguruar që shkollat të qëndrojnë të hapura dhe ekonomia më e madhe e Evropës të vazhdojë rimëkëmbjen e saj nga bllokimi.
Një rritje e rasteve gjatë dy javëve të fundit ka shkaktuar alarm në mesin e disa virologëve dhe politikanëve në Gjermani, dhe Merkel e bëri të qartë se tani nuk ishte koha për të hequr dorë.
“Lajmi i mirë është nëse u përmbahemi rregullave, jeta publike është e mundshme”, tha Merkel gjatë një udhëtimi në shtetin perëndimor të North Rhine-Westphalia.
Numri i vdekjeve të raportuara është 9.236. Duke përshëndetur kontrollet më të rrepta mbi njerëzit që mbanin maska në vende publike dhe dyqane, ajo tha se udhëtarët që ktheheshin nga zonat e rrezikut duhej të kishin një test negativ ose përndryshe të hyjnë në karantinë.
“Kjo nuk është rregullore opsionale – është e domosdoshme”, tha ajo, shkruan “Reuters”, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












