Kosova
Mërgimtarit nga Zvicra i vjedhin çantën me para dhe dokumente
Ai ka thënë se në çantë i ka pasur rreth 1.000 euro, 500 franga zvicerane, një orë dore “Apple”, si dhe dokumente personale
Një mërgimtar nga Zvicra ka qenë cak i një vjedhjeje të hënën në mbrëmje, në një lokal në qendër të Ferizajt. Çantën që ai e ka harruar në karrigen e kafenesë e kanë marrë tre persona të tjerë. Në pamjet e kamerave të sigurisë vërehet se çanta merret nga një vajzë, e cila po shoqërohej nga dy të rritur, pasi u ngritën nga tavolina ngjitur asaj ku kishte qëndruar viktima.
Mërgimtari H.K. ka dërguar videon në redaksinë e KOHA.net. Ai ka thënë se në çantë i ka pasur rreth 1.000 euro, 500 franga zvicerane, një orë dore “Apple”, si dhe dokumente personale. Ka deklaruar se i duhen patjetër dokumentet, sepse do të udhëtojë në drejtim të Zvicrës javën e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Ka njoftuar po ashtu se rastin e ka lajmëruar edhe në Polici. Sipas tij, përgjigjja e Policisë ka qenë që duhet të presë për hetimet.
Në anën tjetër, Policia në raportin ditor të 22 qershorit ka thënë se është duke e hetuar rastin të cilin e ka cilësuar si “Vjedhje”.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj, 21.6.2021-19:47. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në një lokal te qytetit, nga persona të panjohur i është vjedhur një çantë dore në të cilën kishte një portofol me dokumente personale zvicerane, letërnjoftimi i lëshuar nga Republika e Kosovës, para të gatshme dhe një orë dore. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport të Policisë.
Ndërkaq, në një përgjigje për KOHËN, të enjten, Basri Shabani, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në Ferizaj ka thënë se hetimet po vazhdojnë për rastin.
“Hetimet e stacionit policor të Ferizajt janë duke hetuar rastin, janë në rrugë të mirë për të identifikuar kryerësin e vjedhjes së çantës. Për informata shtesë ju informojmë me kohë”, ka thënë Shabani.
https://www.youtube.com/watch?v=8X2yK2kyvC8
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












