Futboll
Mërgimtari shqiptar, Arijanit Fazlija, nënshkruan kontratë për Bayer Leverkusenin
Raportohet se mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Fazlija, ka bërë hapin e madh duke nënshkruar për gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen, transmeton albinfo.ch.
Ai është i lindur në Koln të Gjermanisë në vitit 2005, mbron me sukses të madh ngjyrat e Kosovës U-17.
Me një shtat të lartë për moshën që ka, ai dallohet për lojën e tij të shkëlqyer në mesfushë.
Me paraqitjet e tij në Bundesliga U17 me klubin FC Hennef, Arjanit ka tërhequr vëmendjen e klubeve të njohura gjermane.
Ai ka zgjedhur të nënshkruajë me gjigantin gjerman, Bayer Leverkusen.
Arjaniti tashmë pas Kosovës U17, synon të ngjitet në grupmoshat më lart, pasi synimi i madh i tij është Kosova A.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











