Kosova
Mërgimtari ecën 1900 km nga Gjermania në Kosovë për një kauzë humanitare
Pas 42 ditësh rruge, pas mijëra kilometrave nën këmbë, më në fund Arbert Lubeniqi mbërriti aty ku e pati destinacionin, në Kosovë.
I nisur nga Kasseli i Gjermanisë më 18 prill, 53-vjeçari mori një rrugëtim të jashtëzakonshëm prej gati 1900 kilometrash. Jo për famë, as për garë, por për një mision, që të ndihmojë fëmijët dhe të moshuarit me aftësi të kufizuara.
Të enjten, në mesditë, në pikën kufitare të Jarinjës, ai kaloi kufirin pas ditë të tëra ecjesh.
Në bashkëpunim me një fondacion nga Suedia, Arberti solli pako ndihme për ata që kanë më shumë nevojë, duke e kthyer këtë ecje të gjatë në një rrugëtim humaniteti, përcjell albinfo.ch.
Por misioni i tij nuk përfundon këtu. Më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ai synon të arrijë në Prishtinë dhe t’i bëjë një dhuratë të veçantë më të vegjëlve, një ekskursion gjithëditor,
VIDEO:
https://youtu.be/H38466f38KM?si=pC6lOm6PN3wsYfKo
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










