Kosova
Mërgimtarët po vijnë në Kosovë përmes Shqipërisë
Përgjatë një jave, pothuajse është dyfishuar numri i automjeteve që hyjnë nga Shqipëria në Kosovë përmes pikës kufitare në Vërmicë.
Sipas statistikave nga Policia e Kosovës për javën e fundit, përmes kësaj pike kufitare kanë hyrë 87,378 vetura, rreth dyfishi i fluksit me 47763 vetura, të të njëjtës periudhë vitin e shkuar, shkruan Top Channel.
Ndërkohë që është ulur numri i automjeteve që kalojnë nëpër Serbi, për të hyrë në Kosovë. Javën e fundit në Kosovë përmes kësaj pike kanë hyrë 7099 vetura, derisa vitin e kaluar në të njëjtën kohë 10540 automjete, përcjell albinfo.ch.
Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Policia e Kosovës deklaroi se falë bashkëpunimit me autoritetet shqiptare, po bëhet maksimumi i mundshëm që pritjet në pikën kufitare të jenë sa më të shkurtra.
Vetëm gjatë së enjtes në Vërmicë kanë hyrë në Republikën e Kosovës 42656 persona, 12977 vetura, 131 autobus dhe 385 kamionë.
Pikë tjetër që shfrytëzohet nga mërgimtarët është ajo te Dheu i Bardhë, që gjatë së premtes pritjet janë deri në katër orë, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













