Uncategorized
Mërgimtarët nisen drejt Kosovës, për 3 ditë planifikohen 81 fluturime

Afrimi i datës së zgjedhjeve ka bërë që mërgimtarë nga Gjermania, Zvicra e vendet e tjera evropiane të vijnë në Kosovë.
Nga Aeroporti bënë të ditur se për dallim nga java e kaluar, këtë fundjavë numri i fluturimeve është rritur.
Dalja në zgjedhje është një nga arsyet për të cilën bashkatdhetarë të shumtë ia kanë mësyrë Kosovës këtë të premte.
Xhafer Shkodra është njëri nga ta. Ai thotë se mospranimi i aplikimit për votim me postë ka bërë që të vijë në Kosovë.
“Atje e kam bërë kërkesën për me votu kam apliku, katër gjithsej, vetëm për tre persona e kanë pranu, mu nuk ma kanë pranu edhe jam detyru me ardhë në Kosovë me votu”
“Jem prej Gjermanie prej Hanoveri, në 3 mëngjes jemi zgjuar se s’kemi pas linjë direkte dhe vec me votu kem ardhë”, ka thënë një bashkëatdhetar tjetër.
Për vetëm tri ditë e për të votuar në Kosovë këtë të premte kanë ardhur edhe Hamide Daka e bashkatdhetarë të tjerë.
“Vec me votu edhe me bo një ndryshim se boll mo”, ka thënë Daka.
Megjithëse i lehtësoi masat një ditë më parë, Qeveria e Kosovës nuk i zbuti ato për qytetarët që jetojnë jashtë Kosovës.
Sipas vendimit të marrë të enjten, “qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që vijnë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCR negativ për Covid-19 të bërë në 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit”, në të kundërtën duhet tëvetizolohen për 7 ditë.
Ky veprim i Qeverisë nuk i ka pëlqyer një mërgimtari.
“Unë e kam bërë testin, kam ardh i përgatitur por ky është një vendim skandaloz të drejtën me votu as një shtet nuk ta ndalon”.
Nga Aeroporti i Prishtinës kanë bërë të ditur se ka rritje të numrit të fluturimeve, derisa Gjermania e Zvicra prijnë listën e tyre.
“Nëse krahasojmë vikendin që po lëmë pas me vikendin që po presim atëherë kemi një rritje të fluturimeve prej 10 nga to. Sot 16 fluturime, tështunën 35 fluturime e diela me 30 e kështu me radhë”, ka thënë Bujar Gashi, zëdhënës për media në Aeroport.
Në anën tjetër, sipas Policisë së Kosovës, brenda 24 orëve në Kosovë kanë hyrë 6 mijë e 723 vetura, 172 autobusë e gjithsej 16 mijë e 800 persona./Koha
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese Vjena gjobiti supermarketet për etiketa çmimesh të rreme dhe mungesë zbritjesh pas 1,200 inspektimeve; rrjetet e...
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026
-
Austri: Promovohet romanit autobiografik „KREUZTANNE“ nga Fate Velaj