CH-Ballkani
Mërgimtarët i sigurojnë 6 mijë euro, për një familje në Malishevë
Besir Bytyçi ka njoftuar se shumë mërgimtarë i janë përgjigjur kësaj iniciative dhe janë grumbulluar një sasi e mjeteve prej gjashtë mijë euro, për meremetimin e brendshëm të shtëpisë së Elmi Begajt

Mërgimtarët nga Gjermania kanë ndihmuar në renovimin e shtëpisë të familjarit Elmi Begaj nga Banja e Malishevës, shkruan albinfo.ch.
Mërgimtari dhe humanisti Besir Bytyçi nga Shkoza, e ka njoftuar kryetarin e komunës së Malishevës për këtë donacion. Këtij donacioni i shtohen edhe një pjesë tjetër e mjeteve të siguruara nga Komuna e Malishevës dhe shumë shpejt pritet që kjo familje të ketë të zgjidhur problemin e banimit.
Besir Bytyçi ka njoftuar se shumë mërgimtarë i janë përgjigjur kësaj iniciative dhe janë grumbulluar një sasi e mjeteve prej gjashtë mijë euro, për meremetimin e brendshëm të shtëpisë së Elmi Begajt.
Edhe kryetari i Malishevës, Ragip Begaj e falënderuar humanistin Bytyçi dhe të gjithë mërgimtarët që kanë siguruar mjetet për të rinovuar këtë shtëpi.
Besir Bytyçi ka bërë të ditur se kjo iniciativë ka filluar kohë më parë, ndërsa mërgimtarët të cilët kanë kontribuar me mjete janë: Bekim Bytyçi, Muhamet Bytyçi, Bahri Tahiri, Ramadan dhe Behar Kovaçi, Rifat dhe Haki Qamili, Gani Nuha, Haxhi Hoxha, Bajam Behrami, Ismet Jusufi, Agron Begaj, Imer Brahimi dhe Sajmir Ukaj, njofton faqja e Komunës së Malishevës.
E-Diaspora
-
Vota e diasporës, 161 899 zarfe me fletëvotimi të mbërritura në KQZ Procesi i votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit vijon, ndërsa deri sot në orën 10:30,...
-
Ka rrahur rëndë një person: Kosovari dëbohet për pesë vjet nga Zvicra
-
Për një ditë, 13 kosovarë nga Kantoni Valis morën pasaporten zvicerane
-
Historike: Tre shqiptarë janë zgjedhur në Këshillin Bashkiak të këtij qyteti në Itali
-
Mjeku nga Kosova bëhet shqiptari i parë që publikon punim shkencor në Harvard
Jeta në Austri
-
Pritësit e Airbnb në Vjenë përballen me rregulla më të ashpra dhe gjoba të larta Vjena po shton presionin mbi tregun e qirave afatshkurtra, duke vënë në shënjestër platforma si Airbnb...
-
Qeveria austriake pezullon rritjen e ndihmave familjare për dy vitet e ardhshme
-
A mund të kthejë Gjermania azilkërkuesit në kufirin austriak?
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?