Kosova
Mërgimtarët flasin për pritjet në kufi
Jo rrallë herë bashkatdhetarët tanë detyrohen të presin me orë të tëra në pikat kufitare e veçanërisht në atë të Merdarës.
Kolonat në kufirin e vendit me Serbinë nisin të shtohen pak para festave të fundvitit, por edhe gjatë pushimeve të verës.
KALLXO.com ka vizituar pikën kufitare në Merdarë, ku qytetarët u shprehen se për dallim nga herët e kaluara, këtë të premte nuk iu desh të presin gjatë, përcjell Albinfo.ch.
Një mërgimtar nga Sllovenia tha për KALLXO.com se kontrollimi në këtë pikë kufitare është bërë shumë shpejtë.
“Deri këtu kemi kaluar shumë mirë, pa kurrfarë problemi hiç”, tha ai.
“Shumë ka pas, veç nëse kanë shku në tjera pikat, përndryshe, shumë shpejtë kanë punu, s`ka pas problem”, shtoi mërgimtari.
Një bashkatdhetar nga Zvicra tha se, për kalimin e tij nga pika kufitare e Merdarës për në Kosovë, gjatë ditës së sotme ka pasur pak kolonë.
“Mirë kemi ardhur deri këtu, ka pas pak kolonë,por jo aq shumë. Nuk e di nesër çka bëhet por sot mirë ka qenë’, tha Jetullahu.
Sipas mërgimtarit Safet Uka, ata kanë pritur vetëm në kufirin e Hungarisë.
“Në kufi të Hungarisë nja katër orë kemi prit, një orë qitu pritëm”, tha ai.
Ndërsa, Sali Reqica para kamerës së KALLXO.com u shpreh se rrugës së tij nga Gjermania për në vendlindje, nuk ka pritur fare.
“Jo, jo, shumë mirë kemi kapërcye”, u përgjigj shkurtë ai.
Mërgimtari tjetër nga Gjermania përveçse tha se nuk kishin pritur në kufi, ai u shpreh i entuziazmuar për formimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Kallxo.com, përcjell Albinfo.ch.
“Urime së pari ushtria, jemi gëzuar shumë, e po shpresojmë të shkojmë veç përpara e kur të vijmë gëzueshëm, nuk e kam largu shqiponjën prej kerrit, se ka ma gëzu zemrën”, tha ai.
Ndërsa sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim kufitar, pritjet për hyrjen në pikën kufitare të Merdares sot kanë qenë kryesisht një orë dhe 5 minuta për të dalur nga Kosova.
https://youtu.be/QWBXJ8T8QN8
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












