Kosova
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva
Tradita sportive e nisur në vitin 2021 vazhdon të mbledhë ish-futbollistë dhe bashkatdhetarë, duke forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendlindjes.
Për të katërtin vit me radhë, Klubi Futbollistik Barileva ka organizuar takimin tradicional mes mërgimtarëve dhe veteranëve të futbollit, një aktivitet që tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme sportive dhe shoqërore për komunitetin, transmeton albinfo.ch.
Themeluesi i klubit, Durim Berisha, tha se që nga themelimi i FC Barileva në nëntor të vitit 2021, synimi kryesor ka qenë ruajtja e traditës sportive dhe bashkimi i brezave.
“Jemi themeluar në nëntor të vitit 2021. Gjithmonë ideja jonë ka qenë të mos e harrojmë të kaluarën dhe të mendojmë për të ardhmen. Që nga ajo kohë kemi vendosur që ky aktivitet të organizohet çdo vit, zakonisht në javën e parë ose të dytë të muajit gusht. Komuniteti e ka pritur jashtëzakonisht mirë këtë iniciativë”, u shpreh Berisha.
Edhe organizatori i aktivitetit dhe veterani i futbollit, Nazmi Neziri, vlerësoi interesimin e madh që ka zgjuar ky organizim ndër vite.
“Jam veteran i futbollit që nga koha e okupimit serb. Organizimi është shumë i mirë dhe çdo vit po pritet gjithnjë e më mirë. Ka shumë shikues dhe interesim të madh nga komuniteti”, tha Neziri.
Përtej rezultatit në fushën e lojës, organizatorët theksojnë se qëllimi kryesor i këtij aktiviteti është forcimi i lidhjeve mes mërgatës dhe vendlindjes, si dhe nderimi i kontributit të brezave që kanë dhënë për futbollin dhe komunitetin ndër vite. Turneu tashmë është kthyer në një traditë të përvitshme që bashkon sportin, miqësinë dhe nostalgjinë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










