Lajme
Mërgimtarët ankohen për vonesat me dokumente
Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave
Mërgimtarët po ankohen se po kanë shumë probleme e vonesa për pajisjen me dokumente. Ndërkohë, në ministrinë e Punëve të Brendshme po përballen me fluks të madh të kërkesave për pajisje me dokumente.
Ardhja e mërgimtarëve ka rritur nivelin e kërkesave për pajisje me dokumente personale dhe rrjedhimisht edhe tollovi nëpër sportelet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe komunave.
Disa prej tyre ankohen për shërbime jo efikase që po u sjellin probleme të shumta. Selime Gashi i ka thënë Radio Kosovës se sa herë që vjen në Kosovë ka probleme në marrjen e dokumenteve. “Sikur t’i kryenin për një ditë, ne nuk kishim mbet çdo ditë nëpër komunë. Neve pushimi po na shkon kot. Prej që kam ardhur në Kosovë, që kam filluar me dokument ka një gabim na është bërë”, ka thënë Gashi.
Ndërsa Izet Leci që jeton në Gjermani, tha së gabimet dhe vonesat e shkaktuar nga administrata në Kosovë vitin e kaluar kanë bërë që djali i tij të humbë vendin e punës, përcjell albinfo.ch.
Në një përgjigje përmes postës elektronike, Ministria e Punëve të Brendshme i ka thënë Radio Kosovës se disa nga procedurat e nxjerrjes së dokumenteve janë ndryshuar, por ka mohuar se kjo përbën problem për pajisjen e qytetarëve me dokumente.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












