Futboll
Mergim Berisha, hyn në lojë, godet nga gjuajtja e lirë dhe shënon
Gol mahnitës i Berishës pas vetëm 25 sekondave që hyri në lojë
Që nga fillimi i sezonit të ri, Mergim Berisha nuk u aktivizua në lojë. Fillimisht për shkak të një transferimi të mundshëm në Bundesligën gjermane, e më pas kishte një lëndim që zgjati për disa javë. Në ndeshjen e fundjavës ndaj Austria Klagenfurt, futbollisti i Red Bull Salzburg futet në lojë në minutën e 70. Pas vetëm 25 sekondave, me prekjen parë të topit, nga një gjuajtje e lirë, Berisha arrin të tundë rrjetën e kundërshtarit.
“Zgjati paksa shumë kohë. Tani jam i lumtur që jam përsëri këtu,” tha sulmuesi për sna.at, i cili nuk donte të komentonte thashethemet për transferimin e tij në një klub tjetër. “Unë jam thjesht i lumtur që jam kthyer në fushë,” tha Berisha kur u pyet nëse ai patjetër do të qëndrojë në Salzburg, përcjell albinfo.at.
Në fitoren 3-1 në shtëpi të RB Salzburgut kundër Austrisë Klagenfurtr, 22-herë golashënuesi i sezonit 2020/21 festoi një rikthim mahnitës.
Në anën tjetër lojë të bukur ka treguar edhe mesfushori shqiptar Vesel Demaku i cili u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen që skuadra e tij, Austria Vienna e luajti kundër skuadrës së Sturm Graz, në barazimin 2:2.
Demaku ishte i palodhshëm në repartin e mesfushës dhe është vlerësuar lartë nga mediet austriake.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










