Kosova
“Mërgata” përplas LDK-në e AAK-në
LDK e cila humbi në Istog, nuk po e pranon humbjen e kandidatit të saj, duke deklaruar se votat e bashkatdhetarëve që erdhën me postë janë të manipuluara. Votat me postë ia siguruan fitoren kandidatit të AAK-së
Ishin votat me postë që vijnë zakonisht nga bashkatdhetarët për komunën e Istogut, ato që kanë ngjallë hendekun e mosmarrëveshjeve ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. LDK e cila humbi komunën po i fajëson bashkatdhetarët të cilët e kanë mbështetur kundërkandidatin e AAK-së, ndërsa votat e diasporës i cilësoi si të manipuluara.
Kurse kandidati i AAK-së, i cili për vite me radhë ka jetuar në diasporë, ka falënderuar bashkatdhetarët që ia kanë dhënë besimin. Nga votat me postë, të cilat edhe e determinuan kryetarin e ri, fitoi kandidati i AAK-së me mbi 90 për qind të votave të diasporës.
Nga votat e numëruara me postë Gani Dreshaj i AAK-së ka marrë 1424 vota, ndërsa Haki Rugova i LDK-së vetëm 97 vota. Në rezultatet e votave të rregullta të numëruara më 19 nëntor, Haki Rugova ka qenë në avantazh me 671 vota ndaj Dreshajt.
Pas humbjes së Rugovës, aktualisht nënkryetar i LDK-së në Istog, ka reaguar kryetari i LDK-së, Isa Mustafa duke thënë se partia e tij nuk e pranon humbjen në këtë komunë. Ai tha se nuk e njeh Gani Dreshajn si kryetar.
“Haki Rugova është Kryetar i Istogut. Kemi argument të mjaftueshme për keqpërdorime që janë bërë me votat me postë për Istogun. Kanë votuar njerëzit e vdekur, i kemi fotot e varrezave të tyre, vëzhguesit kanë vërtetuar pliko të njëjta për të gjitha postimet, printer të njëjtë dhe letër të njëjtë. Janë falsifikuar identitetet e votuesve. Këto fakte do t’ia ofrojmë PZAP-it dhe Prokurorisë së shtetit. Prandaj mos u mashtroni se ka fituar Gani Dreshaj”, ka shkruar Isa Mustafa në facebook, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa i menjëhershëm erdhi reagimi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila thuhet se e ka përcjell me shqetësim deklaratat e zyrtarëve të LDK-së, pas numërimit të votave me postë në Komunën e Istogut, ku fitues ka dal kandidati Gani Dreshaj.
“Deklaratat e ngutura dhe të pamatura të zyrtarëve të LDK-së, i konsiderojmë si përpjekje për të hequr vëmendjen para qytetarëve të Istogut dhe Kosovës, humbjen e kandidatit të tyre në këtë komunë. LDK, në raundin e parë të zgjedhjeve nuk kishte asnjë ankesë edhe pse shumica e votave me postë ishin për kandidatin e tyre në garën për Kryetar të Istogut”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Kjo e fundit ia rikujton Isa Mustafës, se mbështetja me vota arrihet edhe përmes marrëveshjeve politike në mes të subjekteve që përfaqësojnë votues. AAK ia pëmend Isa Mustafa mbështetjen që kjo parti ia ka dhënë kandidatit të LDK-së në garën e balotazhit në zgjedhjet për komunën e Prishtinës.
“Tendenca për presion mbi mekanizmat e administrimit të zgjedhjeve është i papranueshëm për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Edhe humbja është pjesë e demokracisë, dhe ne presim që fituesi i këtyre zgjedhjeve në Istog, z. Gani Dreshaj të urohet nga të gjitha palët”, thuhet në reagimin e AAK-s, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










