Lajme
Me gjithë pandeminë, mërgata solli rreth 800 milionë euro në Kosovë
Pavarësisht pandemisë dhe krizës ekonomike në rrafshin global, mërgata shqiptare ishte më solidare në raport me familjet në Kosovë
Edhe pse kohë pandemie COVID-19, mërgata e Kosovës e ka thyer rekordin e dërgesave të parave në vendin tonë.
Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës për muajin tetor 2020, diaspora ka dërguar rreth 22 milionë euro më shumë sesa muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Të dhënat tregojnë se në muajin tetor 2020 në Kosovë u sollën 99.8 milionë euro, kurse një vit më herët kjo vlerë ishte 78.2 milionë euro.
Duke krahasuar periudhën dhjetëmujore të vitit aktual me atë paraprak, del se mërgata në drejtim të Kosovës ka dërguar 90.9 milionë euro më shumë, apo në total 796.5 milionë euro.
Sipas kanaleve të dërgimit, BQK thotë se, 556.8 milionë euro janë transferuar me anë të agjencive të dërgesave të parëve, kurse pjesa tjetër me anë të bankave komerciale.
Për sa u përket dërgesave të mërgatës sipas vendeve, Gjermania është shteti ku më së shumti dërgohen para në drejtim të Kosovës.
Për tremujorin e dytë të vitit 2020, del se nga Gjermania kanë ardhur 43.1 milionë euro, ndjekur nga Zvicra me 24.3 milionë euro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 5.4 milionë euro
Për këtë periudhë, rritja e remitencave është për 7.2 për qind më e madhe se vitin 2019.
“Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat shënuan rritje vjetore prej 7.2 për qind”, thuhet në raportin “Vlerësimi tremujor i zhvillimeve makroekonomike, tremujori i parë 2020”. /Telegrafi
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












