Integrimi
Mërgata në Zvicër shënoi Epopenë e UÇK-së
Në hollin e sallës, pati edhe kënde librash të autorëve si Çun Lajqi, Agim Sylejmani e Brahim Avdyli, revista Albinfo.ch dhe njoftime të LVV-së

Grupi i fëmijëve të SHKA “Dardania” dhe kënga “Mora fjalë”
Përpos shënimit të kësaj date të rëndësishme për popullin tonë në Kosovë, që u bë në instancat më të larta të shtetit, në Kosovë, një manifestim për këtë ditë u zhvillua edhe në Rapperswill-Jona të St. Gallenit. Ishte një organizim i bërë nga LVV-ja me tri pikat së bashku; Obersee, St. Gallenit dhe Winterthurit. U fillua me intonimin e himnit kombëtar, në një sallë të mbushur përplot.


Pas kësaj, dy moderatorët Shpresa Rrahmoni-Ida dhe Agim Sylejmani, ftuan kryesuesin e Këshillit Organizativ nga tri Pikat e LVV-së, Obersee, St. Gallen dhe Winterthur, z. Ilmi Cakollin për një fjalë rasti. Ai me këtë rast veçoi rëndësinë e kësaj date, dhe sakrificën e familjes Jashari dhe gjithë UÇK-së, etj.
Pas fjalës së kryetarit të pikës, moderatorët paraqitën programin artistik, i cili ishte përgatitur enkas për këtë paraqitje. Për pjesën artistike organizatorët kishin të ftuar Shoqërinë Kulturore dhe Artistike “DARDANIA” nga Winterthuri. Së pari ajo u paraqit me korin e fëmijëve me këngën “Mora fjalë”, me çka u hap programi artistik për këtë shënim të epopesë së UÇK-së dhe familjes Jashari.
Programi vazhdoi me një valle për fëmijë, po ashtu nga grupi i të vegjëlve të SH.K.A “Dardania”, që u ndoq gjatë gjithë kohës me duartrokitje. Kulmi i gjithë kësaj ishte kënga “Xhamadani vija vija” për tu përfunduar pjesa e tyre artistike edhe me recitimin e 4 vjeçarit Mael Kqiku, me vjershën “Kush e nisi luftën i pari”.
Ishte radha që t`i këndohej Adem Jasharit dhe UÇK-së, kësaj here me orkestrën folklorike të SHKA “DARDANIA” nga Winterthuri që kishte përgatitur programin nga repertori i tyre enkas për këtë shënim me këngën “Për Adem Jasharin e UÇK-në”, të cilën e këndoi Ekrem Beqiri, nën përcjellje edhe të orkestrës, për të vazhduar më vonë edhe me këngën “Thërret Prizreni”, kënduar nga veterani i kësaj shoqërie Hamit Shillova përcjell po ashtu edhe nga orkestra.


Më pas organizatorët kishin ftuar edhe ish zv. komandantin e Zonës operative së Karadakut, ish-zëdhënësin e FSK-së, kolonelin e tani zv. ministër i Mbrojtjes së Kosovës, z. Shemsi Syla. Ai, në fjalën e tij shpalosi edhe peripetitë e kaluara gjatë luftës, duke folur edhe për kontributin e grave dhe burrave të lirisë, e në veçanti, për heroizmin e familjes Jashari, prej nga shumë të rinj dhe të reja u frymëzuan më pas për të kontribuuar për lirinë që e kemi sot. Ai nuk harroi të premtojë se ushtria e Kosovës do ta mbrojë tokën e Kosovës pëllëmbë për pllëmbë, dhe se sot kjo ushtri është një forcë tek e cila mund të mbështetemi. Sepse “po forcohemi e po profesionalizohemi për ditë e më shumë, falë edhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët që i kemi krah”, u shpreh ai.
Po ashtu edhe Jashar Alija, një -ish i burgosur, si veprimtar i ilegales në grupin revolucionar të Kosovës, mandej si veprimtar në mërgatë dhe si pjesëtar i luftës së UÇK-së në fjalën e tij tha se kjo sakrificë e familjes Jashari ishte frymëzim i mbarë kombit tonë për liri dhe pavarësi të Kosovës, që u fitua me gjakun e bijve dhe bijave tona ndër shekuj e në veçanti në luftën e fundit dhe flijimit të familjes Jashari.

Pas fjalës së zv. ministrit të Mbrojtjes, në skenë u ngjitën të rriturit e SHKA “Dardania” me vallen “Për Hamëz Jasharin dhe UÇK-së”, që ngriti emocione tek masa e të pranishmëve, me paraqitjen dhe koreografinë e tyre, posaçërisht atyre që e kishin përjetuar luftës.


Në vazhdim u paraqit edhe aktori ynë i madh Çun Lajqi, me monologun e tij, të preferuar për dëshmorët, për të rënët që nuk vdesin kurrë, për bashkimin e trojeve tona, për plisin dhe dheun e tokës sonë, prej nga u përcoll me ëndje, duke marrë disa herë duartrokitje gjatë interpretimit të monologut të tij. Ai në fund porositi që të jemi bashkë dhe të mos përqahemi në ditët e sotme, sepse armiku ende është mbi supet tona.
Më pas në program ishin edhe dy pikat muzikore në flautë, ekzekutuar nga motrat Puhiza dhe Morea Shala, me interpretimin e dy pikave muzikore si: “Moj e bukura more” dhe “Ty moj mollë e kuqe”.

Dhe krejt në fund rapsodi i njohur i diasporës, Isuf Rashiti, këndoi një këngë kushtuar dësmorit Mujdin Aliut, dhe marshin e UÇK-së ose “Jam Kosova e shqiptarisë”, me çfarë dhe përfundoi manifestimi kulturor e përkujtimor me rastin e Epopesë së UÇK-së, që u organizua në Rapperswill të Zvicrës.
Vlen po ashtu të theksohet se në hollin e sallës pati edhe kënde librash të autorëve të ndryshëm si Çun Lajqi, Agim Sylejmani e Brahim Avdyli, por edhe revista Albinfo.ch si dhe njoftime të LVV-së.
07.03.2023 Winterthur
Autor i tekstit dhe fotove:
Shefqet Cakolli
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz