Lajme
Mërgata kërkon përfaqësim në Kuvendin e Kosovës dhe përfshirje në vendimmarrje
Në Kosovë është mbajtur aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” që nisi nga data 24 korrik, përcjell albinfo.ch.
Me këtë aktivitet mërgimtarëve u dha mundësia ta vizitojnë Kuvnedin e Kosovës, derisa edhe interesimi i tyre është mjaft i madh.
Ata takojnë dhe bashkëbisedojnë me deputetë, duke u njohur edhe nga afër me punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Nga Kuvendi i Republikës së Kosovës kanë bërë të ditur se gjithsej në dy ditët e aktivitetit, ky institucion ligjvënës u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës.
Veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Haki Latifi, në një përgjigje për “Bota sot” tha se mërgata është një potencial i pashfrytëzuar për shkak të ndarjeve të shumta.
Ai tutje thotë se Prishtina dhe Tirana, ministritë e tyre, kanë përgjegjësi përballë mërgimtarëve shqiptarë.
“Mendoj se mërgata shqiptare paraqet një potencial të madh në të gjitha aspektet, potencial i pashfrytëzuar për shkak të ndarjeve të shumta. Është me rëndësi që shqiptarët të bëhen faktor unik, përballë shteteve ku kanë emigruar dhe vendeve të prejardhjes.
Ku do të kishin si pikë orientimi krijimin e urave bashkëpunuese, në mes të organizatave, qeverive në Atdhe, pse jo edhe koordinimin, hulumtimin e potencialit investues në komunat e Kosovës.
Problemi i shkollës shqipe- mësimit plotësues (për fat të keq ka ra në minimum); mendoj se, Ministritë shqiptare; Tiranë – Prishtinë- Shkup, kanë përgjegjësi përballë mërgimtarëve shqiptarë. Mësimi plotësues i gjuhës shqipe për përfaqësuesit e shteteve tona janë e vetmja rrugë që fëmijët tanë të mësojnë të shkruajnë e lexojnë, shqip. Përveç seminareve dhe konferencave që janë mbajtur, por që nuk ka patur rezultate në masivizimin, shtimin e numrit të nxënësve në mësim plotësues nuk ka dhënë rezultate. Institucionet e Kosovës, duhet ta bëjnë institucionalizimin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe, që shkolla të jetë pjesë përbërëse e arsimit në atdhe”, thotë ai.
Latifi si problem tjetër e sheh edhe mosmiratimin i ligjit nga Kuvendi i Kosovës për mundësimin e votimit nga konsullata ose në ambasada.
Tutje Latifi shton se roli i mërgatës është i reduktuar sa i përket përfshirjes në vendimarrje.
“Ende vazhon të jetë hendikep, procedimi, mosmiratimi i ligjit nga Kuvendi i Kosovës që do t’ua mundësojë mërgimtareve votimin në ambasada dhe konsullata. Kjo do ta lehtësonte procesin e votimit për mërgimtarët. Që deri më tani mërgimtarët edhe pse e kanë pasur të drejtën e votës nga vendet ku jetojnë, shpesh herë atyre iu është pamundësuar kjo e drejtë për shkak të pengesave teknike dhe burokracisë së ngarkuar.
E-Diaspora
-
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij Familja e të ndjerit deklaroi se fakti që vdekja e tij ishte plotësisht e shmangshme e... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve














