Kuriozitete
Mercedes EQS, modeli me baterinë më të madhe në treg
Sipas të dhënave, kjo veturë do të ketë baterinë më të madhe të instaluar ndonjëherë në një makinë serie.
Bëhet fjalë për një bateri me kapacitet 108 kWh, e përbërë nga 9 module nikeli, litiumi dhe kobalti, që sipas gjermanëve garanton deri në 700 kilometra autonomi veturës që do të rivalizojë konkurrentet e saj si Porsche Taycan, Tesla Model S 2021, Audi e-tron GT dhe Bmw i4.
Me siguri është një nga risitë më të pritura në botën e automobilizmit, veçanërisht të modeleve elektrike, dhe tashmë po bëhet realitet.
Mercedes Eqs do të prezantohet zyrtarisht më 15 prill, ndërkohë që pritet të shkojë në treg në fund të vitit. Të shumta janë veçantitë e krijesës së re të shtëpisë automobilistë gjermane, duke filluar nga pamja vërtet ndjellëse dhe teknologjia brenda saj, por kryesorja ka të bëj me baterinë e saj.
Sipas të dhënave, ajo premton të jetë bateria më e madhe e instaluar ndonjëherë në një makinë serie. Bëhet fjalë për një bateri me kapacitet 108 kWh, e përbërë nga 9 module nikeli, litiumi dhe kobalti, që sipas gjermanëve garanton deri në 700 kilometra autonomi veturës që do të rivalizojë konkurrentet e saj si Porsche Taycan, Tesla Model S 2021, Audi e-tron GT dhe Bmw i4.
E gjithë ajo forcë shtytëse sipas Mercedes do të mundet të karikohet në pak minuta, falë një sistemi të ri dhe tejet të shpejtë.
Mercedes Eqs do të prodhohet në fabrikën e Sindelfingen të Gjermanisë, e njohur për prodhimit e modelit S Class.
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













