Shqipëria
Meloni nesër në Shqipëri, zbardhet agjenda
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni pritet të vizitojë Shqipërinë ditën e nesërme. Ajo do të shkojë në Gjadër, ku do të shohë edhe kampet e emigrantëve, përcjell albinfo.ch.
Meloni pritet të mbërrijë në Shqipëri rreth mesditës, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama. Ata do të nisen më pas drejt Lezhës, ku do të inspektojnë dhe punimet e kryera deri më tani në dy kampet e emigrantëve, një marrëveshje që u nënshkrua vitin e shkuar nga dy krerët e qeverive.
Vizita e Melonit në Shqipëri parashikohet që të kryhet brenda ditës së mërkurë, ndërsa nuk bëhet me dije nëse Kryeministrja italine do të takohet me zyrtarë të tjerë përveç Ramës.
Sa i përket kampeve të emigrantëve në Lezhë të cilat do të administrohen nga shteti Italian, ende nuk kanë përfunduar punimet edhe pse parashikohej që kampet të hapeshin në maj të këtij viti.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










