Kosova
Mehmeti: BQK-ja ka ndërmarrë të gjitha masat për një stabilitet financiar
Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti po merr pjesë në Samitin e Ministriave të Financave, Guvernatorëve të Bankave Qendrore dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore të rajonit që po mbahet në Beçiç të Malit të Zi.
Temë diskutimi e këtij samiti është: “Stabiliteti financiar dhe monetar në rajon, dhjetë vjet pas krizës financiare globale”. Mehmeti ka thënë se kriza globale ka imponuar ndryshimet në agjendat e Bankave Qendrore, shkruan Albinfo.ch.
Ai ka vënë në dukje se përderisa Bankat Qendrore të vendeve të zhvilluara aktualisht po ballafaqohen me sfidat e akomodimit të politikave monetare pas lehtësimit që kanë bërë gjatë dhe pas periudhës së krizës globale, për Bankën Qendrore të Kosovës, e cila ka një politikë monetare shumë të kufizuar si rezultat i eurizimit unilateral, sfida kryesore vazhdon të jetë ruajtja e stabilitetit financiar.
“Aktualisht, ne kemi një sektor financiar shumë stabil dhe me përmirësim të vazhdueshëm të rolit të tij në shërbim të zhvillimit ekonomik të vendit. Norma e kredive joperformuese në sektorin bankar të Kosovës është vetëm 2.9% dhe norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është rreth 18%. Mirëpo, ne jemi të vetëdijshëm se tronditjet për sektorin bankar shumë shpesh vijnë prej jashtë bankave”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










