Futboll
Mehmedi heq dorë nga Botërori, nuk do të shkojë as Ajeti
Në listën e publikuar nga ‘Blick’ mungon sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti. Ai ishte golashënuesi më i mirë i sezonit me 17 gola
Kampionati Botëror po afrohet. Zvicra kishte shpallur listën me 35 lojtarë, listë që është shkurtuar në 26, derisa 23 do të udhëtojnë në Botëror, raporton ‘Blick’.
Sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi ka hequr dorë nga Botërori për shkak të lëndimit, përcjell albinfo.ch.
Ka qenë vetë sulmuesi shqiptar, që i ka komunikuar vendimin trajnerit dhe stafit. Mehmedi ka thënë se ky ishte një vendim i kokës dhe jo i zemrës. Ai gjithashtu shton se kush do ta zëvendësojë atë, do të japë maksimumin në Botëror.
Ndërkohë, trajneri Vladimir Petkoviq, e ka vajtuar Mehmedin, duke thënë se ai është një person i veçantë dhe lojtar cilësor. “Nuk është çudi që ka shënuar në Kampionate Evropiane dhe Botërore”, thotë Petkoviq.
Lista ka pësuar disa shkurtime. Në listën e publikuar nga ‘Blick’ mungon sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti. Ai ishte golashënuesi më i mirë i sezonit me 17 gola.
Gjithashtu nuk është as Dimtri Oberlin dhe Eren Derdiyok. Nga Superliga e Zvicrës do të shkojë vetëm Michael Lang.
Në listë janë Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami dhe Blerim Xhemaili.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












