Sport
Mehmedi e Shaqiri me shokë premtojnë ta bëjnë Zvicrën kampione
Në ndeshjen e sotme lojtari "strategu i lojës së qendrës" Granit Xhaka kthehet në skuadër pas mungesës së shkaktuar nga dy kartonët e verdhë
Sonte në orën 20.45 kombëtarja U21 e Zvicrës takohet me kombëtaren e Spanjës në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian të futbollit që po zhvillohet në Danimarkë.
Mediet zvicerane i kushtojnë rëndësi të madhe kësaj ndeshjeje, në të cilën lojtarët e Zvicrës paraqiten me shumë vetëbesim, me gjithë faktin se kanë të bëjnë me një skuadër favorite siç është Spanja.
Ky vetëbesim nuk është i rastit. Përfaqësuesja zvicerane është e vetmja që në të katër ndeshjet e luajtuara deri më tash nuk ka pësuar asnjë gol, ndërkohë që ka shënuar 7 gola. Të kujtojmë se 4 nga këta gola i kanë shënuar lojtarët shqiptarë; Admir Mehmedi 3 dhe Xherdan Shaqiri 1.
Në ndeshjen e sotme lojtari që konsiderohet strateg i lojës së qendrës Granit Xhaka pritet të kthehet në skuadër pas mungesës së shkaktuar nga dy kartonët e verdhë. Dhe, per t`i lënë Xhakës vendin e titullarit, mediet supozojnë se Xavier Hochstrasser do të duhej të kthehet në bankën e rezervistëve.
Përzgjedhësi i përfaqësueses zvicerane Pierluigi Tammi ka thënë për medeiet e këtushme se ndjehet i lumtur që mund të angazhojë sërish “lojtarin kyq, Granit Xhakën. Xhaka ka treguar lojë shumë të mirë në dy ndeshjet e para kështu që është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.
Është interesante pozita e Mehmedit në skuadër. Ndonëse ai kishte hyrë vetëm si zëvendësim i kroatit Gavranoviç, dy golat e shënuar në një ndeshje e bëjnë atë të padiskutueshëm në ndeshjet vijuese. Po ashtu i padikutueshëm është edhe vendi titullar i yllit të kombëtares zvicerane Xherdan Shaqirit.
Ndërkaq dy shqiptarët tjerë të përfaqëueses zvicerane: Abrashi dhe Kasami mund të shpresojnë që të futen në lojë si zëvendësime të lojtarëve titullarë.
Ndeshja e sontme do të tregojë se kujt do t`i takojë kurora e Kampionit Evropian. bazuar në nivelin e treguar në këtë kampionat si dhe entuziazmin që e karakterizon, përfaqëuesja e Zvicrës fare lehtë mund ta befasojë Spanjën favorite.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










