Futboll
Mediumi britanik e krahason Rashicën me Sanchezin
Ai gol i bukur kundër Bayernit ishte i nënti për këtë sezon për Rashicën
Mediumi britanik, HITC, e ka krahasuar Milot Rashicën dhe Alexis Sanchezin, pasi sulmuesi kosovar po kërkohet nga Aston Villa, që synon ta transferojë atë për 33 milionë funte. Artikullin e plotë të HITC mund ta lexoni në vijim.
Kishte diçka Alexis Sanchez-eske në mënyrën se si Milot Rashica e zhbllokoi rezultatin gjatë përballjes së Werder Bremenit në Bundesligë kundër Bayern Munichut në Anfield, të shtunën, shkruan HITC, percjell Albinfo.ch.
Kosovari e kaloi topin në këmbën e tij të preferuar, të djathtën, dhe i ndezi motorët për ta lënë David Alaban të pashpresë, para se ta gjuante një goditje si raketë në portën e Manuel Neuerit.
Ky gol ishte si “deja vu” për tifozët e Aston Villas kudo. Në një ditë të majit 2015, përderisa Aston Villa po mposhtej nga Arsenali në finalen e FA Cup, Sanchezi pothuajse e shqeu rrjetën e portës me një goditje që është kopje identike e golit të fundjavës të shënuar nga Rashica.
Megjithatë, për dallim nga transferimi më i dështuar i Manchester Unitedit në këtë shekull, Rashica e ka të gjithë karrierën e tij para vetes dhe gjasat janë që ai t’i ndjekë hapat e Sanchezit me një kalim në Premierligë.
Sipas Kreis Zeitung, Aston Villa është e gatshme t’i paguajë 33 milionë funte për Rashicën. Kosovari, i cili bëri emër duke luajtur për Vitesse Arnheim para se të kalonte në Bremen në vitin 2018, do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në histori të Aston Villës.
Ai gol i bukur kundër Bayernit ishte i nënti për këtë sezon për Rashicën, duke e bërë kështu sezonin 2019/20 më të mirin deri më tani sa i përket statistikave. Pasi vetë faqja zyrtare e Bundesligës e ka krahasuar 23-vjeçarin me Sanchezin në kulmin e karrierës, Aston Villa mund ta fitojë së shpejti një lojtar që mund t’i terrorizojë mbrojtjet në Premierligë.
Rashica mund t’i duhet ca kohë para se t’i barazojë arritjet e Sanchezit në futbollit, mirëpo shpejtësia dhe aftësia e tij për të luajtur me topin në këmbë nuk mund të injorohet.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












