Lajme
Mediet e huaja i kushtojnë vëmendje raporteve Shkup-Beograd
“Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike”, shkruan gazeta gjermane FAZ
Prishja e raporteve ndërmjet Beogradit dhe Shkupit ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve të huaja të cilat, tërheqjen e stafit diplomatik të Serbisë nga Shkupi, e shohin si prishe serioze të raporteve ndërshtetërore. E shkas për këto raporte, disa medie e shohin mbështetjen që Shkupi i ka dhënë Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO.
“Me tërheqjen e diplomatëve të saj nga Shkupi, Serbia i ka acaruar shumë raportet me vendin fqinj Maqedoninë dhe ka shkaktuar një krizë të thellë mes këtyre dy vendeve ballkanike”, shkruan gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se “shkaku i tërheqjes është veprimi shumë agresiv i shërbimeve kundër organeve dhe institucioneve të Serbisë”, por ai nuk ka bërë të ditura detajet e këtij veprimit”, shkruan gazeta gjermane duke e mos përjashtuar mundësinë që kjo të jetë edhe për shkak mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Edhe mediet austriake dyshojnë se shkaku u mosmarrëveshjeve dhe krizës së fundit është mundësia që Maqedonia të mbështetë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
“Në ish-mbretërinë jugosllave të kombeve dhe kombësive gjendet shumë lehtë ndonjë teori konspiracioni për prishjen e raporteve dhe për grindje”, shkruan Die Presse, transmeton alsatm.
“Është fakt që raportet mes këtyre dy vendeve janë prishur pas ndërrimit të pushtetit në Shkup në maj të këtij viti. Serbia ishte vënë qartë në anën e Gruevskit, i cili është në shënjestër të ligjit dhe gjykatave, në kohën e tendosjeve dhe konfliktit mes Gruevskit dhe kryeministrit të ri Zoran Zaev”, shkruan Die Presse, e cila rikujton edhe rastin e “turpshëm”, kur një “diplomat serb” ishte vendosur në “krye të ndërhyrjes së përgjakshme në Parlamentin e Maqedonisë”, në fund të prillit.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












