Futboll
Mediat e huaja: Kosova, ‘Brazili i Ballkanit’
Mediat ndërkombëtare vazhdojnë të shkruajnë për suksesin e Kosovës në futboll
Mediat e huaja vazhdojnë të shkruajnë për suksesin që po përjeton Kosova në futboll. Dardanët së fundi mposhtën Çekinë, 2:1, duke i befasuar të gjithë për të mirë, derisa të martën do të ballafaqohen me Anglinë, shkruan albinfo.ch.
Gazetari i “The Guardian”, Bryan Armen Graham, e ka cilësuar Kosovën si ‘Brazili i Ballkanit’.
“Kosova është e 120-ta në botë, e pamposhtur në 15 ndeshje, gjatë një periudhe pothuajse dyvjeçare dhe tani e kryesojnë grupin e tyre në kualifikimet për EURO 2020 për të paktën disa orë. Brazili i Ballkanit”, shkruan Bryan Graham.
Edhe “BBC” shkruan për Kosovën, duke treguar historinë e saj se si për tre vjet pas pranimit, kërkojnë kualifikimin në Evropian.
Gjithashtu edhe mediat e tjera angleze i kushtuan shumë shkrime Kosovës, që po jeton ëndrrën e saj në futboll.
Gjithashtu edhe UEFA nuk e harroi fitoren e Kosovës, duke e cekur se ka 15 ndeshje pa humbje, si asnjë kombëtare tjetër.
Një artikull të gjatë dhe shumë të veçantë ia ka kushtuar edhe specialisti i afatit kalimtar në Itali dhe në Evropë, Gianluca Di Marzio.
“Kontestuar, kohët e fundit, ende pa u njohur nga të gjithë. Por tani djemtë e Challandes kanë qenë të pamposhtur për gati dy vjet dhe ëndërrojnë Evropianin: kështu që futbolli i jep zë një pavarësie së mohuar.
Humbja e fundit në garat zyrtare. Portugali? Qershor 2018. Franca? Qershor 2019. Gjermani? Një ditë më parë. Kosova? 9 tetor 2017. Pastaj gjashtë fitore dhe katër barazime, plus katër rezultate të tjera pozitive në ndeshjet miqësore. Për vite të tëra duke ndjekur realitetin, pastaj duke e kapërcyer atë. Skuadra e Bernard Challandes, e cila mposhti Schick dhe Jankto 2-1 kundër Republikës Czecheke dje, janë duke ”fluturuar” për në vendin e dytë të Grupit A, duke vazhduar rekordin e tyre. Kombëtarja është njohur nga UEFA dhe FIFA vetëm në vitin 2016, pas vjetëve të betejave. Pothuajse gjysma e ekzistencës së saj zyrtare ka kaluar që nga pamposhtja”, shkruan ndër të tjera gazetari i njohur italian.
Edhe mediat zvicerane kanë shkruar shumë, duke lavdëruar edhe punën e trajnerit zviceran, Bernard Challandes.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë










