CH-Ballkani
Erdogani dhe Putini shpejt ose vonë do përplasen për Kosovën, të ndërhyjë Perëndimi
Rusia dhe Turqia ndjekin qëllime të ngjashme. Ata tentojnë të shtojnë ndikimin në Ballkan. Kjo nuk duhet të neglizhohet nga perëndimi, shkruan fillimisht “taz.de”.
Sundimtari nuk duron kundërshtimin. Erdogani ka bërë me dije dëshirën e tij për rrëzimin e kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj, i cili doli hapur kundër dëbimit të gylenistëve. Ai dëshiron hakmarrje.
Konstitucioni psikologjik i sundimtarit tjetër në Moskë nuk është për t’u barazuar me Erdoganin. Putini duket më racional, taktik, më i kujdesshëm, atij i mungojnë shpërthimet nga zemërimi dhe paparashikueshmëria. Por të dy kanë qëllime të ngjashme – të vendosur dhe pa frikë – synimi është shtimi i ndikimit në Ballkan.
I pari kërkon të paraqitet si mbrojtësi i muslimanëve ballkanik në Kosovë, Sanxhak dhe Bosnjë. Tjetri prej kohësh paraqitet si mbrojtësi i të krishterëve ortodoksë – mbi të gjitha në Serbi, pjesërisht në Greqi, Bullgari dhe Rumani. Të dy duan të zgjerojnë ndikimin. Së shpejti ose më vonë, Erdogani dhe Putini do kenë konflikt për ushtrimin e ndikimit të tyre në Kosovë dhe Bosnjë.
Megjithatë Putinin dhe Erdoganin i bashkon kundërshtimi i tyre ndaj Perëndimit, BE-së, vlerave perëndimore. Kundërshtimi i liberalizmit demokratik, martesave homoseksuale, të Drejtave të Njeriut, lëvizjes së grave dhe qëndrimeve të tjera dekadente perëndimore. Të dy e konsiderojnë familjen, fenë, hierarkinë dhe parimin e udhëheqësit si pjesë të pashmangshme të sundimit të tyre. Kundërshtimi nuk tolerohet.
Në Kosovën e varfër tani e mësojnë një pjesë e madhe e popullatës, se çfarë do të thotë, të shpërfaqësh sundimtarin. Vetëm Europa perëndimore nuk mund ta konceptojë, se sa afër është rreziku. Brukseli, dhe këtu nënkuptohet Gjermania dhe Franca, duhet të marrin frenat në dorë mbi Ballkanin. Akoma s’është vonë. Është serioze dhe bëhet fjalë për mbrojtjen e vlerave tona.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











