CH-Ballkani

Media gjermane: Kërkohet edhe njëherë ndërhyrja amerikane për të përforcuar Europën në Ballkan

Pas arrestimit të Marko Gjuriq është tensionuar situata në Kosovë. Është koha për të marrë vendim Bashkimi Europian, shkruan fillimisht media gjermane “taz.de”.

Konflikti mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë prek politikën botërore. Në kohën kur pala serbe kërkon ndihmë te presidenti rus Vladimir Putin, duhet të marrin pozitë gjithashtu SHBA dhe Bashkimi Europian, përcjell albinfo.ch. Arrestimi i Gjuriq tregon sesa fragjil është paqja mbi Ballkanin. Kur pritej të krijohej asocacioni i komunave serbe, tensionohet situata.

“A do të tregojë Beogradi dhe Moska, sesa e pafuqishme është BE-ja e përçarë dhe e pa unifikuar?,” pyet media gjermane. “Procesi i bisedimeve me Brukselin parashihte njohjen e pavarësisë së Kosovës përmes Serbisë dhe një autonomi më të zgjeruar për serbët e Kosovës, por tani gjithçka është në rrezik.”

Për t’u zgjidhur kjo, kërkohet vetëm një “reagim i fuqishëm nga Uashingtoni për të fuqizuar edhe njëherë pozitat e BE.”

Në fund të artikullit shkruan se Putini kërkon të tregojë se çdoherë mund të shqetësohet për tensione mbi Ballkanin. Kjo për të munduar BE-në dhe për të provuar reagimin amerikan. “Jo vetëm në Kosovë, por edhe në Bosnjë.”