CH-Ballkani
Media austriake: Zgjedhjet e parakohshme të këqija për qeverinë dhe opozitën, ja pse
Bieber shton se zgjedhjet e parakohshme janë të këqija edhe për qeverinë, pasi do zgjase në limitet kohore zgjidhjen e kontestit, kjo pasi në Greqi priten të mbahen zgjedhjet e parakohshme në pranverë 2019, kurse nëse mbahen zgjedhjet në nëntor, ratifikimi në parlamentin e Maqedonisë do ndodhte vetëm në janar 2019, përcjell albinfo.ch.
Në fakt zgjidhja e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë nuk është veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët, të cilët përbëjnë rreth një të katërtat e banorëve të Maqedonisë, shkruan “Der Standard” e cila ka intervistuar edhe ekspertin e Europës Juglindore nga Universiteti i Grazit, Florian Bieber.
“Koalicioni qeverisës në fakt ka nevojë edhe për 11 vota të tjera për të kryer ndryshimet kushtetuese. Kjo do ishte e mundur, nëse OBRM-PDUKM u jep liri veprimi deputetëve ose nëse disa deputetë të saj refuzojnë vendimin partiak,” thotë Bieber, përcjell albinfo.ch. Sipas tij, opozitarja OBRM-PDUKM e Hristijan Mickovskit, vetëm se mund të humbte në rast se do mbaheshin zgjedhjet e parakohshme, për atë ata janë kundër zgjedhjeve të parakohshme, që don të thotë se jo-formalisht do mundësonin kalimin e ndryshimeve kushtetuese në kuvend”.
Në fund Bieber shton se zgjedhjet e parakohshme janë të këqija edhe për qeverinë, pasi do zgjase në limitet kohore zgjidhjen e kontestit, kjo pasi në Greqi priten të mbahen zgjedhjet e parakohshme në pranverë 2019.
“Der Standard” në një shkrim të ngjashëm thotë se nëse mbahen zgjedhjet e parakohshme është shumë reale që të ketë koalicion mes LSDM dhe partive shqiptare, të cilat do dalin me lista të përbashkëta me moton “për” ndryshimet kushtetuese në dobi të anëtarësimit në NATO dhe BE. Kjo do ishte hera e parë në historinë e Maqedonisë, ku disa parti shqiptare koalicionojnë para zgjedhjeve me partitë maqedonase.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë Ambasada gjermane në Kosovë u bën thirrje partive të respektojnë rregullat e fushatës në diasporë... -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA -
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












