Maqedonia
Më të interesuarit për t’u vetëregjistruar, mërgimtarët në Zvicër
“Mesatarja tregon se në vend të parë është Zvicra me 16 000 qytetarë të vetëregjistruar, që sipas numrave të vlerësuar deri tani paraqet 1 të katërtën e qytetarëve tanë atje
Interesim më i madh i mërgimtarëve për t’u vetëregjistruar, është vërejtur në Zvicër, ndërkaq, interesimi më i ulët është në Kanada.
Kështu ka bërë me dije ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili tregoi se numri i të regjistruarve ka kaluar mbi 60 000. Ndërsa sot siç shtoi ai, përfundon regjistrimi i diplomatëve dhe familjarëve të tyre në diasporë, transmeton albinfo.ch.
“Mesatarja tregon se në vend të parë është Zvicra me 16 000 qytetarë të vetëregjistruar, që sipas numrave të vlerësuar deri tani paraqet 1 të katërtën e qytetarëve tanë atje. Vijojnë Gjermania me rreth 10 000, Italia me 6 000 e kështu me radhë. Më të ulëta janë rezultatet në Kanada dhe Australi”.
Ministri Osmani nuk beson se regjistrimi mund të rrezikojë shëndetin e qytetarëve. Ai tha se Enti Shtetëror i Statistikave do të punojë në pajtim me protokollet e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe se vendi ka përvojë në funksionim institucional në kohë pandemie, duke përmendur zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u mbajtën më 15 korrik.
Mbeten edhe 35 ditë për mërgimtarët që të mund të vetëregjistrohen. Por, regjistrimi mund të bëhet edhe në periudhën nga nga 1 deri 21 prill kur dhe pritet të realizohet regjistrimi në vend. Qytetarët të cilët janë këtudo të mund t’i regjistrojnë edhe mërgimtarët nëse e kanë numrin e tyre amë.
Për interesimin e ulët të vetëregjistrimit të qytetarëve, Osmani tha se ka shumë arsye, ndër to tha se janë distanca dhe shkalla e informimit. Prandaj bëri thirrje që sa më shumë mërgimtarët të kyçen në këtë proces. Sot është dita e 15 e regjistrimit të fazës së parë.
https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/3803182356440378
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











