Lajme
Më shumë se 500 mijë aplikime për azil në BE
Më shumë se gjysmë milioni aplikime për azil u paraqitën në vendet e BE dhe në vendet anëtare të Shengenit në nëntë muajt e parë të vitit, sipas Agjencisë Europiane për Mbështetjen e Azilit (EASO).
Përqindja e vendimeve pozitive për azil, nga janari deri në shtator të këtij viti, ishte 34%, me një rritje të lehtë në krahasim me nëntë muajt e parë të 2018, e cila ishte 33%.
Shumica e kërkesave u paraqitën nga sirianët, afganët dhe venezuelasit.
Nga të dhënat del se vendet më pak të dendura me popullsi ishin ato që i nënshtroheshin presionit më të madh.
Për shembull, në korrik, shumica e kërkesave u paraqitën në Qipro dhe Maltë, e ndjekur nga Greqia, Suedia dhe Luksemburgu.
Në veçanti, Qipro ka marrë mesatarisht rreth 1 500 kërkesa për azil për një milion banorë, pothuajse dyfishin e asaj të Maltës (700), dhe tre herë ato të Greqisë (mbi 450), shkruan GE, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












