Shkurt.ch
Më shumë refugjatë udhëtojnë nëpërmjet Zvicrës për në Gjermani
Shumë refugjatë nga Afrika ia mësyjnë Gjermanisë dhe zgjedhin rrugën transit nëpër Zvicër. Numri i hyrjeve të paligjshme është trefishuar nga viti 2016.
Autoritetet gjermane janë alarmuar, duke treguar se në vitin 2017 tri herë më shumë refugjatë vijnë nëpërmjet Zvicrës, shkruan “Welt am Sonntag”, përcjell albinfo.ch.
Policia federale gjermane njoftoi 1350 hyrje të paautorizuara për muajt janar dhe shkurt. Në vitin 2016 ishin vetëm 402 në dy muaj. Sipas Welt am Sonntag, shifrat për muajin mars nuk janë ende në dispozicion.
Kufijtë italianë janë më të sigurt edhe se Austria dhe Franca, ndërsa emigrantët janë gjithnjë duke u përpjekur për të kaluar nëpërmjet Zvicrës.
Rruga e re e refugjatëve për në Gjermani vë presion mbi shtetin e Baden-Württemberg. Thomas Strobl (CDU), ministër i Punëve të Brendshme, nuk i përjashton kontrollet kufitare me Zvicrën.
Rruga e Ballkanit është mbyllur për rreth një vit. Shumë refugjatë tani janë duke u përpjekur nga Libia të vijnë në Gjermani nëpërmjet Mesdheut, Italisë dhe Zvicrës. Ministri gjerman, Thomas de Maizière (CDU), ka thënë se rruga e Mesdheut është një “pikë qendrore” në kufijtë e jashtëm të BE-së.
Në dy muajt e parë të vitit numri i emigrantëve që vijnë nëpërmjet Mesdheut është rritur me 70 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Qeveria italiane pret rreth 250.000 emigrantë këtë vit. Shumica vijnë nga Guinea, Nigeria apo Bregu i Fildishtë.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










