Shkurt.ch
Më shumë nxënës në gjimnaze se në zanat?
59 për qind e elektoratit zviceran besojnë se ka shumë gjimnazistë, ndërsa vetëm 2 për qind mendojnë se ka shumë nxënës në zanat për orientim shkollor profesional në Zvicër. Këto janë rezultatet e anketës së fundit nga Vimentis. Me moshën, opinioni është në rritje se ka shumë gjimnazistë. Në veçanti, SVP e BDP mbajnë këtë mendim, përcjell albinfo.ch.
Në Zvicër në vitin 2015 kuota e gjimnazistëve ishte vlerësuar 20.1 për qind. Shkalla është në rritje të vazhdueshme: në vitin 1980 ishte vetëm 10.6 për qind.
Shkalla e përgjithshme e matures, duke marrë parasysh drejtimin teknik dhe profesional, ka qenë 37.5 për qind në vitin 2015. Më 2008 ishte në 32.2 për qind, ndërsa më 2010 ishte 33.9 për qind. Në krahasim ndërkombëtar, shkalla e maturës është më e ulët. Në Gjermani, shkalla e të diplomuarve nëpër gjimnaze shtë rreth 40 për qind, në Francë më shumë që 80 për qind.
Anketa online e Vimentis ka pyetur më shumë se 21.337 pjesëmarrës dhe u zhvillua në mes të 3 tetorit dhe 17 dhjetorit 2016.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon Kompania Bau Investment Schweiz AG, me seli në Schlieren të Cyrihut, po forcon praninë e saj... -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













