Shkurt.ch

Më shumë në shërbimin civil, sesa në ushtri

Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë mbajtur 1.2 milionë ditë në shërbim të komunitetit.

Pas lehtësimeve në shërbimin civil, më shumë të rinj zgjedhin të kryejnë punë për komunitetin, sesa shërbimin e obliguar ushtarak.  Samuel Werenfels, përgjegjës në CIVI, thotë se shkaktar për rritjen e numrit të të rinjve që kryejnë shërbimin civil janë edhe procedurat disiplinore.

“Të rinjtë duhet të kryejnë më shumë ditë të shërbimit civil sesa në vitin 2009”, tha Werenfels.

Edhe dënimet do të jenë më të larta deri 2 mijë franga në raste të tilla, kur të rinjtë në mënyrë të përsëritur nuk i kthehen shërbimit civil. Po ashtu lënda e tyre do t’u procedohet autoriteteve civile të drejtësisë penale.

Kundër 775 të rinjve janë hapur procedurat disiplinore, dy herë më shumë se në vitin 2009. Në Zvicër gjatë vitit të kaluar janë mbajtur 1.2 milionë ditë në shërbim të komunitetit. 

5139 persona janë regjistruar për të kryer shërbimin civil gjatë vitit 2012. Bëhet fjalë për 469 njerëz më shumë se një vit më parë.

Që nga prilli i 2009-ës të rinjtë mund të mos i përgjigjen shërbimit ushtarak, por si kompensim duhet të kryejnë punë për komunitetin.