Shkurt.ch
Më shumë kritere për natyralizimin e lehtësuar
Në të ardhmen do të duhet të zotëroni njërën prej gjuhëve të vendit nëse dëshironi të bëheni shtetas i Zvicrës
Procedurat për natyralizim të lehtësuar nuk do të hiqen për bashkëshortët, por parlamenti ka shtuar pengesat. Kush dëshiron të marrë shtetësinë zvicerane duhet në të ardhmen të plotësojë kriteret e integrimit, p.sh. të flasë njërën gjuhë të vendit.
Dhoma e kantoneve e Zvicrës, sikur edhe Parlamenti Nacional ka votuar të enjten për rishikimin e plotë të Ligjit të Shtetësisë në Zvicër.
Këshilli Federal kishte propozuar që të rishqyrtohen kriteret e integrimit me procedurat e lehtësuara të natyralizimit.
Me kriteret e integrimit gjatë natyralizimit të lehtësuar, përveç aftësive gjuhësore, duhet të respektohet rendi dhe ligji dhe duhet të respektohen vlerat kushtetuese, duke qenë pjesë e jetës ekonomike të vendit.
Peter Föhn nga SVP-ja kishte kërkuar shfuqizimin e natyralizimit të lehtësuar për bashkëshortët. Kjo kërkesë nuk kishte asnjë shans.
Në shumë pika Dhoma e Kantoneve ka ndjekur sugjerimet e Këshillit Federal. Parlamenti Nacional do të aplikojë megjithatë pengesa të përgjithshme për një pasaportë zvicerane.
Të gjithë njëzëri pajtohen se nuk ka pasaportë zvicerane për ata që nuk kanë leje të përhershme qëndrimi (C) në Zvicër. Kjo kishte propozuar nga Këshilli Federal. Këta të fundit dëshirojnë të zvogëlojnë kohëzgjatjen minimale të qëndrimit në vend të 12 në 8 vjet.
Dhoma e Kantoneve pajtohet me Parlamentin Nacional që të natyralizohen të huajt që kanë jetuar së paku dhjetë vjet në Zvicër. Për këtë çështje do të vazhdojë debati nëpër kantonet e Zvicrës.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













