Kriza në Ukrainë
Më shumë hetues drejt Ukrainës, gjurmohen krimet e luftës
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, Karim Khan, ka planifikuar të dërgojë më shumë personel në Ukrainë për të hetuar akuzat për krime lufte në lindje të vendit.
“Në maj, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) kreu misionin e saj më të madh në historinë e Ukrainës. Që atëherë, atje ka pasur një prani të përhershme të ICC-së”, tha Khan gjatë një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, transmeton dpa, përcjell Albinfo.ch.
Khan tha se hetuesit po kryenin punë mjekoligjore, objektive dhe të paanshme, ndonjëherë edhe të mundimshme për të mbledhur faktet dhe për të ndarë të vërtetën nga trillimi.
“Fotografia që kam parë deri më tani është vërtet shqetësuese. Unë kam qenë në Ukrainë tri herë”, tha ai, duke përshkruar shkatërrimet, vuajtjet dhe dëmet atje.
“Ne duhet të tregojmë vendosmërinë dhe t’i nënshtrohemi respektimit të parimeve të ligjit për të mos dështuar dhe zhgënjyer ata që kanë më shumë nevojë”, tha ai.
Të tjera nga Kriza në Ukrainë
E-Diaspora
-
Thun
Shoqata “Atdheu” prezantohet me valle kombëtare shqiptare në Thun Më 6 maj 2026, valltarët e shoqatës do të sjellin një program të shkurtër artistik në... -
Itali
Hapet një shkollë e re shqipe, vatër për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit në diasporë -
Suedi
Shqipëria përfaqësohet në Festivalin Ndërkombëtar të Valleve në Stokholm -
Kroaci
Arta Dodaj shpërblehet me Çmimin Vjetor për Shkencë në Kroaci -
Klubi suedez i femrave triumfon në Evropë në Champions League, dy shqiptarë në krye të suksesit historik të ekipit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












