Shkurt.ch
Më shumë azilkërkues në Zvicër
Në Zvicër prej korrikut deri në shtator 2014 janë regjistruar një total prej 7825 kërkesash për azil

Bëhet fjalë për rreth 45% më shumë se në tremujorin e dytë të vitit 2014 (5384). Arsyeja për këtë rritje në tremujorin e tretë të vitit 2014 ishte numri i vazhdueshëm në rritje i emigrantëve që kanë ardhur nga deti në jug të Italisë dhe më pas kanë emigruar më në veri.
Deri në fund të shtatorit më shumë se 140 mijë emigrantë erdhën nga deti, kryesisht nga Libia, e që stacion të fundit kishin Italinë e Jugut. Pothuajse gjysma e tyre ishin njerëz nga Eritreja dhe Siria.
Gjatë vitit 2013 rreth 43 000 persona zbarkuan në Italinë e Jugut.
Vendet kryesore të origjinës në tremujorin e tretë të vitit 2014 ishin Eritreja (3531 kërkesa), Siria (816 kërkesa) dhe Shri-Lanka (369 kërkesa). Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2014 kërkesat janë dyfishuar nga Eritreja (1853 kërkesa), ndërsa nga Siria kanë shënuar rënie (-239 kërkesa), kurse nga Shri-Lanka kishte një rritje (155 kërkesa).
6329 kërkesa janë proceduar në mes të korrikut dhe shtatorit në shkallë të parë, 286, ose rreth 4% më pak se në tremujorin e kaluar. Në fund të shtatorit raportohet për 17.710 kërkesa për azil që janë në pritje të shkallës të parë, 1.818 kërkesa (11%) më shumë se në tremujorin e dytë.
Në tremujorin e tretë të këtij viti 2040 persona nga Zvicra janë larguar nga vendi, rreth 12% më pak se në tremujorin e dytë të vitit 2014 (2320). 500 prej tyre u janë dorëzuar shteteve në bazë të marrëveshjes së Dublinit
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje, filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me synim të veçantë: të prekin...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor