Më së shumti vota për iniciativën në vendet me më së paku të huaj!
Iniciativa ka shënuar përqindjet më të larta në lokalitetet që kanë më pak të huaj dhe më pak kriminalitet të kryer nga të huajt
Analizat e para të bëra nga instituti për hulumtimin e opinionit gfs.bern, pas referendumit të së dielës, sjellin rezultate interesante. Instituti në fjalë konstaton se iniciativa ka pasur rezultatet më të larta pikërisht në vendet që kanë më pak të huaj dhe që, rrjedhimisht njohin më pak kriminalitet të kryer nga të huajt.
Dhe, e kundërta, iniciativa është kundërshtuar me shumicë në vendet ku jetojnë më shumë të huaj dhe që përballen me shkallë më të lartë të kriminalitetit të të huajve. Kjo rrethanë, siç shkruan Tages Anzeiger, duke cituar drejtuesin e institutit në fjalë, Claude Longchamps, tregon se votimi është bazuar në perceptimet mediale më shumë se në realitetin e përjetuar. Dhe, vazhdon Longchamps, pro iniciativës është votuar më shumë në regjoinet ku mbizotëron trashëgimia nacionale konservative.
Dallimet më të thella janë shënuar në mes të regjioneve frankofone, ku shkalla e pranimit të iniciativës është mesatarisht 44.3% dhe atyre italiane ku 61.4 për qind e votuesve kanë votuar iniciativën për dëbimin e të huajve që kanë shkelur ligjin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











