Shkurt.ch
Më së shumti fuqi blerëse në Lihtenshtajn, Zvicër dhe Norvegji
Fuqia mesatare blerëse vjetore e banorëve në 42 vendet e BE-së ka qenë 13. 112 €, e cila është rreth një për qind më e lartë se një vit më parë, kur ajo ishte 12. 890 €.
Në studimin e fundit “Fuqia blerëse në Evropë 2013/2014” nga firma globale për hulumtime GFK del se për evropianët këtë vit janë në dispozicion 8.830 miliardë euro, por fuqia blerëse ka dallime të mëdha mes rajoneve dhe shteteve, transmeton “Le Figaro”.
Ndër 42 vendet që kanë qenë objekt i hulumtimit në vendin e parë si edhe vitin e kaluar është Lihtenshtajni, ku fuqia vjetore blerëse për kokë banori është 54.840 €, e ndjekur nga Zvicra me 37. 153 €, ndërsa e treta është Norvegjia me 30. 560 €. I katërti mbetet Luksemburgu me 28. 851 €, ndërsa e pesta vjen Danimarka me 22. 044 €, e cila ka përparuar dy vende nga një vit më parë.
Austria është e gjashta me 21. 891 €, Gjermania është shtata me 21.579, e cila gjithashtu ka lëvizur për një vend në krahasim me vitin e kaluar. Në vendin e tetë është Suedia me 21. 230 €, e nënta Franca me 19. 643 € dhe në vendin e dhjetë është Finlanda me 19.379 €.
Në listën e këtij viti Danimarka ka përparuar për dy vende, ndërsa me një vend ka përparuar Gjermania, Britania e Madhe, Malta, Lituania, Estonia, Kroacia, Bosnja, Maqedonia dhe Bjellorusia. Për katër vende ka shënuar rënie Shqipëria, pastaj vjen Suedia, e cila në listën e këtij viti ra për tri vende, dy Çekia dhe Belgjika, Turqia dhe Qipro një vend.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











