Tematike
Me rëndësi është të dimë sesi duam të jetojmë në Zvicër
Për Këshilltaren Simonetta Sommarugua, debati i mbipopullsisë e shtron çështjen e pranimit të reformave, infrastrukturës dhe të banimit

Derisa numri i 8 milionë banorëve është tejkaluar në Zvicër, brengosja e popullatës është në rritje: a mos vallë mbipopullsimi i kanoset Zvicrës? Mbi këtë çështje figura emblemematike e ekologjisë në Zvicër, Franz Weber, e mbronte iniciativën popullore të lansuar nga shoqata «Ecopop» me moton «Stop ndaj mbipopullsisë, për garantimin e kushteve të jetesës së natyrshme»,informatë kjo e bërë e njoftur nëpërmjet portalit Matin.ch. Këshilltarja federale, Simonetta Sommarugua, iu është përgjigjur pyetjeve të kësaj të përditshmeje në lidhje me këtë çështje.
Zvicra është zgjuar këtë verë krejtësisht e habitur me 8 milionë banorë. Si e shihni këtë çështje të re në lidhje me imigrimin?
Simonetta Sommaruga: Në debatin i cili po hapet në këtë moment artikulohen shifra të ndryshme: 8, 9, apo 10 milionë banorë në Zvicër. Kjo dëshmon se nuk është numri ai që është qendror në këtë bisedë, por më shumë çështja që të dihet sesa persona popullata jonë mund t’i pranojë? Mbi këtë aspekt pyetjet që shtrohen janë: cilat janë detyrat e një vendi për popullatën e saj si dhe të organizimit të territorit dhe sesi jetojmë në vendin tonë? Duhet bërë reforma në vendin tonë, edhe nëse mbesim një popullatë me 8 apo 9 milionë banorë.
Por a ndërlidhet kjo me emigracionin?
Simonetta Sommaruga: Numri i personave që vijnë në vendin tonë për të punuar është në shtimin e sipër. E kam përsëritur disa herë, ne duhet t’i zhvillojmë kushtet për gratë të gjejnë mundësinë për të mbajtur punën si dhe jetën në familje. Kjo është një ndër zgjedhjet e para që vjen në shprehje. Kjo ndikon në rritjen e popullatës që banon në Zvicër: ekonomia do të shikojë t’i gjejë jashtë vendit, kurse egzistojnë mundësi për të zgjedhur brenda vendit, veçanërisht për gratë.
Sipas juve, prej cilës shifër të numrit të banorëve konsiderohet si mbipopullësim?
Simonetta Sommaruga: Nuk është e mundur të fiskohet një numër: kjo nuk ka kuptim. Nëse dikush do të na thoshte se do të mbërrinim në 8 milionë banorë, kjo do të ishte vështirë të imagjinohej për shumicën. Si duam të jetojmë në këtë vend? Si të financohen banimet? Për çfarë infrastrukture kemi nevojë?
Këto janë çështje të rëndësishme që duhet të shtrohen dhe të cilat i preokupojnë njerëzit. Këshilli Federal, në raportin e botuar para verës (raporti mbi qarkullimin e personave dhe imigrimit në Zvicër) ka thënë se dëshiron t’u qaset këtyre çështjeve dhe mendon të gjejë zgjidhje. Dhe këtë e pret popullata nga ne. Me rëndësi nuk është sa, por si duam të jetojmë në Zvicër?
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri