Lajme
Me referendum, kundër përmendjes së kombësisë së delikuentëve
Për shkak të referendumit të paralajmëruar nga të rinjtë e majtë dhe të Gjelbrit, SVP nuk po e tërheq iniciativën e saj tani për tani
Nacionaliteti i delikuentëve dhe viktimave, sipas qëndrimit të shprehur me vota të Parlamentit Kantonal të Cyrihut, duhet të përmenden në raportet e policisë. Por, të rinjtë e majtë dhe të Gjelbrit duan të mbajnë referendum kundër këtij vendimi, shkruan sda.ch.
Të hënën, Parlamenti kantonal ka miratuar në leximin e dytë, me 121 pro dhe 44 vota kundër, një kundër-propozim indirekt nga qeveria lidhur me iniciativën e SVP “Në raportet e policisë, duhet të deklarohen kombësitë”, transmeton albinfo.ch. Bazuar në këtë votim, iniciativa u rekomandua të refuzohet.
Ndërsa propozimi i këshillit qeveritar kërkon që policia të informojë publikun përveç për moshën dhe gjininë edhe për kombësinë e autorëve, të dyshuarve dhe viktimave – veçanërisht në njoftimet për media dhe konferencat për shtyp.
Iniciativa e SVP-së kërkon gjithashtu publikimin e prejardhjes së mundshme të huaj të personave që tani mund të jenë shtetas zviceranë (të natyralizuar).
Duhet të grumbullohen 4000 vota
Grupi Parlamentar i SVP-së është shprehur të hënën në parlament se ai gjithashtu mund të pranojë kundër-propozimin. Sipas SVP-së, ai përmbush 90 për qind të kërkesave të tyre, përcjell albinfo.ch. Partia ishte e përgatitur të tërhiqte iniciativën nëse kundër-propozimi do të pranohej dhe jo të luftohej.
Por pikërisht kjo, luftimi i saj, ka mundësi të ndodhë. Të Gjelbërit e Rinj kanë shpallur një referendum kundër kundër-propozimit. Juso, AL dhe të Gjelbrit urbanë duan ta mbështesin referendumin, transmeton albinfo.ch. Për të plotësuar kriterin ose kaluar pragun që kërkon zhvillimi i referendumit, ata duhet të mbledhin 4000 vota. Ky “prag” nuk duket të jetë problem për iniciuesit.
Për shkak të referendumit të shpallur, SVP nuk po e tërheq iniciativën e saj tani për tani, përcjell albinfo.ch. Nëse kërkesa për referendum i plotëson kriteret, atëherë votuesit e Kantonit të Cyrihut do të vendosin me votën e tyre për iniciativën dhe kundër-propozimin.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












