Shkurt.ch
Me referendum kundër angazhimit të detektivëve socialë
Si argument kryesor për iniciativën e tyre, iniciuesit paraqesin kërcënimin e sferës private që vjen me instalimin e detektivëve të përmendur
Vendimi i marrë nga Parlamenti i Zvicrës për lejimin e sërishëm angazhimit të detektivëve kundër të dyshuarve për abuzim me ndihmat sociale, ishte kundërshtuar fuqishëm nga partitë e majta të Zvicrës. Por as ato nuk kishin pasur guximin të inicionin një referendum kundër këtij vendimi, aq të pasigurta ishin në suksesin e një nisme të tillë, shkruajnë mediet zvicerane. Por atë që nuk e bënë partitë dhe shoqatat, po e bëjnë një numër inidvidësh të zhgënjyer nga vendimi i përmendur, të lidhur përmes rrjeteve sociale.
Shkrimtarja e njohur Sibyle Berg, eksperti i fushatave Daniel Graf dhe disa të tjerë, në platformën wecollect kanë kërkuar fillimisht nënshkrimet e 5000 mbështetësve, transmeton albinfo.ch. Dhe, suksesi nuk ka vonuar. Vetëm brenda natës në mes të të mërkurës dhe të enjtes mbështetjen e tyre e kanë ofruar më shumë se njëmijë kundërshtarë të angazhimit të detektivëve socialë. Nga këta pritet të grumbullohen 50 mijë nënshkrime sa nevojiten për iniciimin e një iniciative federale për referendum.
Si argument kryesor për iniciativën e tyre, iniciuesit paraqesin kërcënimin e sferës private që vjen me instalimin e detektivëve të përmendur. Kjo për faktin se detektivët në fjalë, në rast të dyshimit për abuzim me pensionet e invaliditetit ose të ndihmave sociale do të mund të përdorin metoda që sot policisë nuk i lejohen as për rastte e dyshimit për terrorizëm.
Nga ana tjetër, sipas iniciatorëve, edhe kursimet që do të realizoheshin janë qesharake në krahasim me humbjet që peëson shteti nga mashtruesit e tpasur të taksave, transmeton albinfo.ch. Për secilin rast të zbuluar të abuzimit me ndihmat sociale duhen paguar pagat e detektivëve dhe këtu vijnë pastaj edhe shpenzimet procedurale dhe burokratike.
Siç është shkruar tashmë, sigurimet e Zvicrës (sociale, invalidore etj.) për të zbuluar mashtruesit e dyshuar, me ligjin e rishikuar do të kenë të drejtë të realizojnë përgjime përmes mjeteve teknike si GPS ose dronë, me ç`rast do të mund të filmojnë edhe në kopshte ose balkone të të dyshuarve.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










