Maqedonia
Sa shtete mund t’i vizitoni me pasaportën e Maqedonisë
Pasaporta e Maqedonisë është renditur në vendin e 44-të, sipas indeksit Henley Passport për vitin 2023, dhe me të mund të udhëtoni pa viza në 125 vende të botës. Maqedonia e Veriut ka përparuar me një pozicion krahasuar me vitin e kaluar, kur ishte e pozicionuar në vendin e 45-të, përcjell albinfo.ch.
Nga vendet e rajonit, pasaporta greke renditet më e mira në vendin e tetë dhe mund të përdoret për të udhëtuar në 185 vende, pasaporta sllovene është në vendin e 11-të (182 vende), vijojnë pasaporta bullgare dhe kroate në vendin e 18-të (174), serbe në vendin e 38-të (136), malazeze 45 (124). Pasaporta e Bosnjës e Hercegovinës renditet e 49-ta (118 shtete), e Shqipërisë e 51-ta (115-të) dhe e Kosovës në vendin e 101-të (41).
Në krye të listës së Henley Passport janë pasaportat japoneze, singaporiane, koreano-jugore, spanjolle, gjermane, italian, si dhe pasaportat e vendeve skandinave. Në fund, nga ana tjetër, janë dokumentet e udhëtimit të Sirisë, Irakut dhe Afganistanit, me të cilat mund të udhëtohet pa viza vetëm në rreth njëzet vende të botës.
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











