Shkurt.ch
Më pak qendra kantonale të strehimit për azilkërkuesit
Numri në rënie i azilkërkuesve në Zvicër ka bërë që qendrat e shumta kantonale për strehim të refugjatëve të mos jenë të nevojshme. Për vitin 2017 Sekretariati i Shtetit për Migracion në Zvicër (SEM) ka paraparë rreth 24.500 aplikacione të reja për azil. Por, kjo vlen vetëm për aq kohë sa marrëveshja mes BE-së dhe […]
Numri në rënie i azilkërkuesve në Zvicër ka bërë që qendrat e shumta kantonale për strehim të refugjatëve të mos jenë të nevojshme. Për vitin 2017 Sekretariati i Shtetit për Migracion në Zvicër (SEM) ka paraparë rreth 24.500 aplikacione të reja për azil.
Por, kjo vlen vetëm për aq kohë sa marrëveshja mes BE-së dhe Turqisë do të mbetet në fuqi. Sekretari Mario Gattiker u shkroi në fund të janarit një letër drejtorëve kantonalë të drejtësisë Në rast të ndërprerjes, më shumë se 32.000 aplikacione për azil sërish mund të vijnë në Zvicër. Për shkak se procedurat do të duhej të jenë të garantuara, edhe në rastin e zhvillimeve të papritura dhe nëse do të ketë ndonjë fluks të azilkërkuesve, tha SEM. Kështu kantonet e kanë ende të nevojshme të marrin masa parandaluese, në mënyrë që të jenë në gjendje të sigurojnë gatishmërinë për të pranuar më shumë se 6000 kërkesa për azil në muaj.
Megjithatë, në nivel kantonal, nga rënia e numrit të kërkesave të azilit, disa nga qendrat e strehimit janë aktualisht të panevojshme. Disa nga këto qendra të strehimit, duke përfshirë objektet nëntokësore, janë mbyllur që prej pranverës së kaluar.
Cyrihu kishte njoftuar në maj 2016 se operimi i objekteve të mbrojtjes civile në Cyrih-Witikon dhe në Cyrih-Altstetten do të caktohen si qendra tranziti të përkohshme për azilkërkuesit. Këto dy qendra janë hapur në nëntor dhe dhjetor 2015, kur numri i azilkërkuesve ishte rritur ndjeshëm.
Basel-Stadt ka mbyllur qendrat e strehim të azilit në objektin e mbrojtjes civile Shën Jakob në fund të nëntorit.
Në Kantonin Vaud, vjeshtën e kaluar, organizatat përgjegjëse për akomodimin e azilkërkuesve njoftuan se do t’i mbyllin katër strehimore të azilit në fund të vitit 2016.
Kantoni i Lucernit ka mbyllur kampin e strehim të përkohshëm për azil në zonën e mbrojtjes civile në Horw në fund të 2016-ës.
Kantoni i Bernës ka vendosur të mbyllë strehimoret emergjente në Oberhofen dhe Eyfeld Ittigen.
Në rrjedhën e lëvizjeve të mëdha migratore në Evropë në vitin 2015, pothuajse 40 mijë azilkërkues erdhën në Zvicër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









